Donald Trump ka porositur ushtrinë amerikane që të largojë afro 9,500 trupa nga Gjermania në një veprim që ka të ngjarë të ngjallë shqetësime në Europë në lidhje me angazhimin e SHBA-së në rajon.
Përmes këtij vendimi ShBA do të zvogëlojë numrin e trupave amerikane në Gjermani në 25,000, krahasuar me 34.500 sa ka aktualisht atje, tha një zyrtar i lartë amerikan.
Zyrtarët thanë se vendimi ishte rezultat i muajve të punës së oficerit të lartë ushtarak të Amerikës, gjeneral Mark Milley, kryetar i shefave të përgjithshëm të shtabit dhe nuk kishte asnjë lidhje me tensionet midis Trump dhe kancelares gjermane, Angela Merkel, e cila pengoi Trumpin të planifikojë organizimin e një takimi të G7-ës këtë muaj, shkruan The Guardian.
Një zyrtar i dytë i administratës së lartë tha se 9,500 trupa do të dërgoheshin diku tjetër: disa në Poloni, disa në vende të tjera aleate dhe pjesa tjetër do të ktheheshin në shtëpi. Zyrtari tha që kishte më pak nevojë për kontigjentin e madh në Gjermani për shkak të rritjes së përgjithshme të shpenzimeve të mbrojtjes nga aleanca ushtarake NATO e udhëhequr nga SHBA.