Kryetari i Këshillit të Evropës, Donald Tusk është takuar me presidentin e SHBA-së, Donald Trump.
Ai ka thënë se me Trump kanë biseduar për politikën e jashtme, sigurinë, klimën dhe marrëdhëniet ndërtregtare.
“Jemi pajtuar për shumë fusha. E para dhe më e rëndësishmja, lufta kundër terrorizmit dhe jam i sigurt se nuk arsye për ta sqaruar se, pse”, ka thënë Tusk, transmeton Klan Kosova.
Po ai ka thënë se ka shumë çështje tjera mbesin të hapura, sikur klima dhe tregtia.
“Nuk jam 100 për qind i sigurt se mund të themi sot se unë dhe Trump kemi opinione të përbashkëta rreth Rusise, po ashtu kur bëhet fjalë për konfliktin në Ukrainë, por që duket se jemi në një linjë”, ka thënë Tusk.
“Sidoqoftë porosia ime kryesore për Presidentin Trump ishte se çka i jep bashkëpunimit tonë dhe miqësisë domethënien më të thellë janë vlerat fondamentale perëndimore, si liria, të drejtat njerëzore dhe respekti për dinjitetin njerëzor”, ka thënë Tusk.
Puna më e madhe sot sipas Tusk është konsolidimi i mbarë botës rreth këtyre vlerave dhe jo vetëm për interesave.
“Vlerat dhe principet së pari – kjo është çka ne, Evropa dhe Amerika, duhet ta thonë”, ka përfunduar Tusk.