Donaldi nuk pranoi humbjen dhe hoqi dorë nga emisioni, reagon për herë të parë Arbana Osmani

Prishtinë | 21 Shk 2022 | 16:52 | Nga Ekonomia Online

Prej disa ditësh në mediat online, po qarkullon lajmi se Donald Veshaj nuk e priti mirë fitoren e Ilir Shaqirit në “Big Brother VIP”. Si pasojë, po përflitet se kanë hequr dorë nga emisioni “Më lër të flas”. Lidhur me këtë situatë ka reaguar për herë të parë moderatorja Arbana Osmani, e cila ka hedhur poshtë zërat.

Përmes një postimi në Instastory, ajo thotë se nuk ka ndodhur asnjë konflikt dhe i uron suksese Donaldit.

“Po shoh qe ne mediat online te etura  për klikime që po keqpërdoret çdo deklaratë, status, koment i bere nga Produksioni i Big Brother Vip duke i konsideruar “kunja” dhe insinuar nje konflikt qe nuk ekziston dhe as nuk do te ekzistoje ndonjehere. Une dhe Top Channel i jemi falenderues dhe mirenjohes do konkurent ne kete Big Brother, aq me teper Donaldit i cili na ka dhuruar emocione pafund. Big Brother ka perfunduar dhe bashke me te uroj te mbaroje shpejt edhe vala e deshires per te vene kunder njerez qe vetem “kunder” nuk kane qene, nuk jane e nuk do jene ndonjehere”, ka shkruar Arbana./abcnews.al

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme