Dorëheqja e policëve serbë, Sveçla: Po kërcënohen, komuniteti ndërkombëtar duhet të reagojë

Prishtinë | 18 Gus 2023 | 14:44 | Nga Ekonomia Online

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka shkruar një cicërimë në lidhje me dorëheqjen e policëve të rinj të komunitetit serb.

Sipas Sveçlës, ata po japin dorëheqje përmes kërcënimeve dhe presioneve. Ai ka ftuar komunitetin ndërkombëtarë të reagojë në lidhje me këto kërcënime.

“Policët po detyrohen të japin dorëheqjen përmes kërcënimeve dhe presioneve nga institucionet e sanksionuara të Beogradit. Në këtë mënyrë ata qëllimisht po dëmtojnë pakicën serbe në Kosova, duke shkelur sovranitetin tonë. Kjo duhet të ndalojë. Komuniteti ndërkombëtar duhet të reagojë ashpër ndaj sjelljes së Serbisë”, ka shkruar Sveçla në Twitter.

Të ngjashme