Dorëheqje, kthim i parave dhe kërkimfalje!

Prishtinë | 03 Shk 2022 | 23:15 | Nga Adriatik Kelmendi

Rasti më i turpshëm prej krejt deputetëve që kanë shpenzuar për karburante kinse për udhëtim është ai i një deputeteje e cila pasi që u zbulua se ka marrë 810 euro para “për udhëtim nga Prizreni”, reagon duke e fshehur Prishtinën si vendbanim nga profili i saj në rrjetin social në Facebook.

Pra, ajo tregon se do të vazhdojë të mashtrojë.

Mashtrimi i parë është se duke qenë me vendbanim në Prishtinë merr kompensim për udhëtim.

Mashtrimi i dytë – se e heq nga Facebooku vendbanimin në Prishtinë dhe lë vetëm si vendlindje Prizrenin, pasi që është zbuluar dallaverja.

Mashtruese recediviste.

Kjo duhet të japë dorëheqje qysh sonte nga posti i deputetes, të kërkojë falje dhe t’ia kthejë buxhetit të shtetit paratë!

Si dhe partia të distancohet nga ajo.

Çdo veprim tjetër është në shumë aspekte shumë problematik, thënë së buti!

Të ngjashme