Qeveria e kryeministrit Ramush Haradinaj ka mbetur me një zëvendësministër më pak pasi Muharrem Kuçi ka dhënë dorëheqje nga posti i zëvendësministrit të Shëndetësisë.
Duke mos treguar arsyet e dorëheqjes, Kuçi përmes Facebookut ka falënderuar personat me të cilët ka pasur bashkëpunim gjatë punës së tij si zëvendësministër.
“Të nderuar dhe respektuar miq dhe mikesha Më lejoni të ju njohtoi se kam dhënë dorëheqje nga posti i Zv.ministrit të Shëndetësisë. Me këte rast dua të falenderoi të gjithë ata me të cillet pata një bashkëpunim të ndërsjellë në ministri dhe më gjërë”, ka shkruar ai.
Kuçi ishte njëri nga katër zëvendësministrat e Shëndetësisë. Këtë post e mbajnë Ali Berisha nga AAK-ja, Granit Abdullahu nga AKR-ja dhe Rrustem Musa nga PDK-ja.