Behar Selimi merr postin e zëvendësministrit të MPB-së

Prishtinë | 27 Mar 2017 | 16:34 | Nga

Ish-deputeti nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Behar Selimi, në një prononcim për Telegrafin ka konfirmuar fillimin e punës si zëvendës ministër i Ministrisë së Punëve të Brendshme.

Ai tha se javën e kaluar është marrë vendimi, ndërsa sot është bërë dorëzimi i mandatit.

“Po sot kam filluar punën si zëvendësministër në Ministrinë e Punëve të Brendshme. Javën e kaluar është dhënë vendimi”, ka thënë ai.

Në këtë post ishte Nehat Mustafa, i cili po ashtu ka marr postin e zëvendës ministrit të Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë, në vend të Avni Kastratit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme