Kosova mund të anëtarësohet në shtator në Interpol

Prishtinë | 26 Kor 2017 | 07:56 | Nga

Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Behar Selimi, ka shprehur optimizëm se Kosova do të arrijë në muajin shtator të bëhet pjesë e Interpolit.

Në këtë intervistë dhënë për gazetën “Epoka e re”, ai ka theksuar se anëtarësimi i Kosovës është interes i shumëfishtë i Interpolit.

Ai ka treguar se Kosova ka nisur një angazhim te shtetet anëtare dhe, sipas tij, pritjet janë reale që Kosova të anëtarësohet në Interpol.

Selimi ka thënë se lënia e Kosovës jashtë kësaj organizate do të thotë t’i ndihmosh organizatat e ndryshme kriminale me karakter rajonal. Në këtë intervistë Selimi ka folur edhe për rreziqet që mund ta cenojnë sigurinë nacionale të Kosovës.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme