Jep dorëheqje një zëvendësministër i Haradinajt

Prishtinë | 20 Dhj 2017 | 15:29 | Nga

Anëtari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Muharrem Nitaj, zyrtarisht ka dhënë dorëheqje nga posti i zëvendësministrit të Arsimit.

Në këtë post ai ishte emëruar me krijimin e Qeverisë Haradinaj.

Mirëpo, tani ai ka vendosur që të tërhiqet nga posti për t’u regjistruar si deputet i Kuvendit të Kosovës.

Postin e deputetit Nitaj e mori pas largimit të deputetit Agim Aliu nga Kuvendi dhe emërimit të tij si kryetar i Ferizajt.

Nitaj me anë të një postimi në faqen e tij zyrtare në Facebook ka falënderuar votuesit e tij që ishin gati 10 mijë të tillë.

Të ngjashme