Shoqata “Ngritja e Zërit” ka dorëzuar dosjet e radhës në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës rreth vlerësimit të kushtetutshmërisë sa aktit juridik të Gjykatës Supreme të Kosovës, me rastin e refuzimit të padive për kompensimin e dëmeve të luftës.
Kryetari i OJQ-së “Ngritja e Zërit”, Jahir Bejta tha se edhe pse për gjykimin e çështjeve juridike kompetente janë gjykatat në të vendet e së cilave kanë ndodh krimet një gjë e tillë nuk po bëhet në Kosovë, raporton Ekonomia Online.
Ai kërkoi që të ndërpritet sipas tij, fyerja që është duke iu bërë viktimave me kërkesat që drejtësinë ta kërkojnë në gjykatat e shtetit serb.
Bejta i bëri thirrje ministrisë së Drejtësisë që në agjendën për vitin 2020 ta fusin edhe zhbllokimin e gjykatave.
Shoqata “Ngritja e Zërit” në korrik të viti kanë dorëzuar dosje të ngjashme mirëpo sipas kryetarit të kësaj shoqate nuk kanë marrë ndonjë përgjigjeje deri më tani.
Ai madje është shprehur skeptikë për marrjen e ndonjë veprimi nga kjo Gjykatë.
Ndërsa avokat Kadri Osaj, tha që praktika të tilla siç po kërkohet janë bërë edhe nga shtetet e tjera.
Mospërfillja e një çështje të tillë sipas tij, është absurditet nga institucionet, raporton EO.
Rreth 1 mijë kërkesëpadi janë hartuar nga kjo organizatë dhe janë dorëzuar nëpër gjykata, pothuajse në të gjitha komunat e Kosovës, por të gjitha janë refuzuar nga gjykatat me arsyetimin se nuk mund të paditet një shtet tjetër.