Dorëzohet në PSRK kontingjenti i nëntë i padive për krime të luftës në Gjakovë

Prishtinë | 25 Jan 2019 | 13:49 | Nga Emine Shehu Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Zyra për mbledhjen dhe dokumentimin e dokumenteve të krimeve të luftës në Komunën e Gjakovës, ka dorëzuar kontingjentin e nëntë të padive si dhe dëshmitë e dokumenteve të policisë, ushtrisë serbe të cilët kanë operuar në këtë komunë, raporton Ekonomia Online.

Shkëndije Hoda, përfaqësuese e kësaj organizate, tha se nuk ka asnjë dyshim se drejtësia do të vihet në vend, duke u mbështetur tek ajo se ka filluar intervistimi i të dyshuarve për kryerjen e krimeve të luftës.

Ajo tha se kanë bërë një libër-peticion në të cilin kanë paraqitur  edhe fotografi dëshmi të krimeve.

“I kemi bashkëngjitë edhe dokumentet e Serbisë, të forcave ushtarake, policore dhe paramilitare serbe të cilat kanë mbete në komunën e Gjakovës dhe i kemi sjellë me i ndihmuar prokurorisë”.

“Nuk dyshoj. Vetë fakti që po iu ndalohet serbëve që në datën e 6 janar që vijnë nën petkun e pelegrinëve po u ndalohet hyrja në komunën e Gjakovës, kjo është një dëshmi që diçka këtu po ndodhë”.

 “Ne e dimë që procedura gjyqësore është pak më e gjatë se sa që presim ne që të kryhet më shpejtë. Jemi shumë optimist dhe shpresojmë që nëse vazhdojmë në këta hapa ne kemi me arritur suksese”.

Sanije Berisha, nënë e një djali të vrarë tha se me këto peticione po bëhet diçka e mirë për krimet dhe të vrarët e luftës në Kosovë.

“Jam shumë e lumtur sepo më duket që po mundemi më bë diçka për këta djem e për djalin tem që bëra diçka, për me dalë këta kriminelë çka kanë bë, posaçërisht po flasim për Gjakovën”.

Të ngjashme