Dortmund paralajmëron Man Unitedin për Sanchon, po i mbaron koha

Prishtinë | 09 Gus 2020 | 11:59 | Nga Ekonomia Online

“Djajtë e Kuq” duhet të nxitojnë pasi po mbaron koha për Sanchon.

Dortmund ia ka bërë me dije Manchester Unitedit dhe nuk do ta shesin Jadon Sanchon për më pak se 120 milionë euro përveç kësaj, duhet të nxitojnë që të mbyllin gjithçka deri me 10 gusht.

Bild raporton se së shpejti do të marrë fund gjithçka nëse Ole Gunnar Solskjaer nuk reagon dhe detyron klubin të paguajë shumën që kërkon Dortmundi.

Sancho është dëshira e madhe e “Djajve të Kuq”, edhe vet lojtari e do një lëvizje në “Old Trafford”, por Man United ende po heziton të paguajë 120 milionë euro.

Të ngjashme