Drejtori menaxhues i Borussia Dortmundit, Hans-Joachim Watzke pranon se ky mund të jetë sezoni i fundit në klub për yllin anglez, Jadon Sancho.
Sidoqoftë, Watzke këmbëngul se nuk ka plane për të shitur reprezentuesin anglez gjatë afatit kalimtar të janarit.
Sancho është një objektiv kryesor për Manchester United dhe Liverpool, ndërsa ai gjithashtu ka qenë i lidhur me Real Madridin dhe Barcelonën.
“Me një lojtar si Sancho, i cili ka një talent të jashtëzakonshëm, të madh, nuk është e nevojshme të pretendosh, nëse je i sinqertë”.
“Sikur të mos flasim me të tani – nëse diçka vjen. Ose mbase ai vjen dhe thotë: “Unë do të doja të kaloja në këto terma dhe kushte”, ka thënë Watzke.
Mediat angleze raportojnë se Unitedi mund të bëjë ofertë për Sanchon në janar. /Telegrafi/