Matematikanët e rinj fitojnë medaljen e bronztë në Hong Kong

Prishtinë | 22 Kor 2016 | 13:02 | Nga Albulena Misini Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arsim Bajrami theksoi se fëmijët e kanë përfaqësuar Kosovën dinjitetshëm në garën e matematikës që është mbajtur në Hong Kong.

Ai ka theksuar se kjo ka treguar që Kosova fëmijë me inteligjencë të lartë dhe nxënës shumë të mirë.

Ministri Bajrami u shpreh i kënaqur dhe krenar me fitoren e Medaljes së Bronztë, duke cekur se do t’i përkrah në vazhdimësi sidomos në fushën e matematikës.

“Jemi shumë të kënaqur dhe krenar me këta fëmijë që kemi fituar Medaljen e Bronztë, fëmijët e kanë përfaqësuar Kosovën me dinjitet, duke treguar që ne kemi fëmije me inteligjencë, kemi nxënës shumë të mirë. Ministria e Arsimit në vazhdimësi do t’i përkrahë këta nxënës, sidomos nxënësit që kanë inteligjencë në matematikë”, tha Bajrami.

Ndërsa profesori Ramadan Limani, i cili njëherit ka qenë koordinator në garat e mbajtura edhe në Kosovë, tha se suksesi më i madh ndonjëherë është arritur sivjet në këtë garë, që nga viti 2011 kur Kosova ka marrë pjesë.

Doruntina Sylejmani nxënëse e klasës së 12-të, fituesja e medaljes së bronztë, tha se kjo medalje për të është një shtysë që të punojë sa më shumë edhe në të ardhmen në këtë degë.

“Të fitosh një medalje, medaljen e parë për Republikën e Kosovës në olimpiadën më prestigjioze në botë, patjetër që ka qenë një ndjenjë mjaft e mirë. Kam qenë shumë e inkurajuar dhe kam dëshirë që kjo medalje të jetë një shtysë për garuesit për profesorët dhe institucionet që ta përkrahin sa më shumë matematikën dhe zhvillimin e matematikës”, u shpreh Sylejmani.

Medalje 1 medalje 2 medalje e brozte Medaljeee

Të ngjashme