Dosja e Shefave XV: Konkurrimi jashtë afatit dhe ndikimi mbi sekretarin e Qeverisë (Video)

Prishtinë | 20 Gus 2016 | 11:36 | Nga

Tri biseda të reja telefonike, një me një ministër e dy të tjera me persona jo publik, dëshmojnë edhe më tej fuqinë dhe kontrollin e plotë të Adem Grabovcit dhe PDK-së mbi të gjitha institucionet në Kosovë. Në njërën bisedë, tregon se si Grabovci ia sistemon një njeri këtij ministri, ndërsa dy tjera tregojnë se si Adem Grabovci mund të vendoste për secilin post të anëtarit të bordit. Insajderi, sjell këto tri biseda në pjesën e XV-të të Dosjes së Shefave.

Adem Grabovci kishte bërë marrëveshje me një person që i referohet si ministër. Grabovci do ta sistemonte Rexhep Sahitin, në Bordin e Ujërave, ndërsa ministri do ta sistemonte një person të quajtur Afrim, në një bord tjetër në Mitrovicë.

Biseda që konfirmon këtë marrëveshje është zhvilluar në dhjetor 2011, të cilën e sjell të plotë Insajderi.

Ministri ndodhej në qiell, duke udhëtuar me aeroplan për në Gjermani, ndërsa Grabovci në tokë duke futur nën kontroll institucione të shumta shtetërore. Nga toka, Grabovci e kërcënonte ministrin se do të kërkonte votëbesim posa të kthehej, sepse nuk po i kryente punët.

Të qeshurat nuk mungojnë.

Në pjesën e XV-të të serisë së shkrimeve bazuar në përgjimet telefonike të Adem Grabovcit me zyrtarët tjerë partiakë e institucionalë, përfshirë ish-kryeministrin Hashim Thaçi, Insajderisjell tri biseda të ndryshme që dëshmojnë fuqinë e Grabovcit për të bërë çfarëdo që ka qejf, në kurriz të pasurisë publike.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme