Dr Dre është një ndër rep-artistat më të pasur në botë, ai përpos që është këngëtar njihet edhe si producent dhe ndërmarrës i madh, ku pasuria neto e tij llogaritet të jetë 700 milion USD.
Sigurisht që çmimi prej 200.000 i këtij “Cadillac Escalade ESV ” nuk ja ka lënë shenjë në pasurinë e tij multi-milionëshe.
Kjo veturë kushton shumë më pak se çmimi që këngëtari ka paguar. Por kjo veturë nuk është si gjithë të tjerat, pasi ajo është modeli më luksoz që ka bërë “Kadillak”.
Kjo veturë u modifikua nga kompania “Becker Automotive Design”. Kjo veturë ofron më shumë luks se një avion privat që kushton miliona dollarë.