Drake deklaron se vitin e ardhshëm dëshiron të vijë në Shqipëri

Prishtinë | 20 Dhj 2023 | 14:48 | Nga Ekonomia Online

Drake ka shprehur interes për të bërë turne në Evropë vitin e ardhshëm pas serisë së koncerteve të përbashkëta me J. Cole që përfundon në mars.

Gjatë një interviste në “Kick” me Roshtein që u transmetua të hënën (18 dhjetor), reperi kanadez zbuloi planet për të zgjeruar koncertet e tij në anën tjetër të Atlantikut dhe më tej.

“Unë mendoj se do të bëj turne në Evropë”, i tha ai prezantuesit, përpara se ta sqaronte atë me më shumë siguri.

Oh, ndoshta kjo është një ekskluzivitet — po, oh, unë me siguri do të bëj një turne në Evropë vitin e ardhshëm…ne padyshim kemi një turne që do të fillojë në janar”, tha Drake.

E teksa përmendi shtetet që mezi pret t’i vizitojë, Drake theksoi ndër to edhe Shqipërinë – si një vend që nuk e ka vizituar kurrë, por që dëshiron të shkojë.

Të ngjashme