Drake thotë “Lutuni për Gazën” në këngën e re, vargu tërheq vëmendjen e publikut

Prishtinë | 17 Sht 2026 | 08:04 | Nga Ekonomia Online

Reperi kanadez Drake ka tërhequr përsëri vëmendjen e publikut pasi vargu “Pray for Gaza” shfaqet në njërën nga këngët e tij të reja, por të papublikuara.

Vargu mund të dëgjohet në projektin e ri vizual të Drake “Fomo”, premiera e të cilit u shfaq më 15 shtator. Sipas raportimeve të mediave muzikore, momenti shfaqet rreth minutës 17:47.

Kjo nuk është hera e parë që emri i Drake lidhet me thirrjet për armëpushim. Në vitin 2023, ai ishte ndër nënshkruesit e letrës së hapur të Artists4Ceasefire, e cila bënte thirrje për një ulje të dhunës dhe një armëpushim midis Izraelit dhe Hamasit.

Prandaj, kënga e tij e re tërhoqi shpejt vëmendjen në rrjetet sociale, ku dëgjuesit e interpretuan mesazhin ndryshe.

Aktualisht nuk dihet nëse Drake do ta publikojë këngën të plotë apo kur mund të ndodhë kjo. Gjithashtu, nuk është konfirmuar se çfarë saktësisht i referohet fraza në kontekstin e këngës. /Telegrafi/

Të ngjashme