Futbollisti gjerman pritet të largohet nga Paris Saint-Germaini gjatë verës dhe e ardhmja e tij lidhet me kampionatin anglez dhe atë italian të futbollit
Ky mund të jetë sezoni i fundit i Julian Draxlerit në Paris Saint-Germain, shkruan Gazeta Express.
Futbollisti gjerman nuk ka pasur hapësira të mjaftueshme dhe nuk ka arritur të bind asnjëherë me kualitetet e tij në Francë.
Prandaj, ish-sulmuesi gjerman, Andreas Brehme ka paralajmëruar se Draxler po e konsideron lëvizjen drejt Premierligës ose Serie A gjatë verës.
25 vjeçari po planifikon të shkojë në një skuadër ku do të mundë ta shfaqte kualitetin dhe potencialin e tij.
Futbollisti ofanziv nuk e ka arritur këtë në dy vjet e gjysmë sa ka luajtur në Ligue 1 me kampionin PSG.
Ai është pjesë e rregullt e Kombëtares së Gjermanisë, me të cilën i ka zhvilluar 49 ndeshje.