Milovan Drecun ka deklaruar se Gjykata e Hagës ka dëgjuar rreth 500 dëshmitarë serbë kundër Ramush Haradinajt.
Kryetari i Komisionit Parlamentar për Kosovën në parlamentin serb, Milovan Drecun ka deklaruar se Gjykata e Hagës ka dëgjuar rreth 500 dëshmitarë serbë kundër Ramush Haradinajt.
Ai po ashtu ka theksuar se disa prej tyre kanë kërkuar siguri nga shërbimet e sigurisë së Serbisë, shkruan e përditshmja serbe “Politika”, transmeton lajmi.net.
Drecun ka theksuar se ka hapësirë për përmirësimin e mbrojtjes së dëshmitarëve që paraqiten në Gjykatën Speciale në Hagë.
“Ekzistojnë rezerva të mëdha për shkak të përvojave të kaluara. Ne e dimë se janë mbi 500 serbë që kanë dëshmuar. Disa prej atyre që kanë dëshmuar kundër Ramush Haradinajt kanë kërkuar mbrojtje nga trupi gjykues dhe autoritetet tona kanë pranuar”, u shpreh Drecun.