Ekonomia Online
FUNDIT

Drejt zgjedhjeve me subjekte të “traumatizuara”

Drejt zgjedhjeve me subjekte të “traumatizuara”

Brenda dy muajsh vendi pritet të shkojë në zgjedhje të parakohshme parlamentare, nën motivin zyrtar të partive kryesore në pushtet se duhet shpërndarë legjislaturën, e cila nuk merr vendim për t’ia hequr izolimin vendit. Edhe opozita i do zgjedhjet, por do që ato të jenë rezultat i shkarkimit të Qeverisë. Të tilla zgjedhje do t’i […]

Brenda dy muajsh vendi pritet të shkojë në zgjedhje të parakohshme parlamentare, nën motivin zyrtar të partive kryesore në pushtet se duhet shpërndarë legjislaturën, e cila nuk merr vendim për t’ia hequr izolimin vendit. Edhe opozita i do zgjedhjet, por do që ato të jenë rezultat i shkarkimit të Qeverisë.

Të tilla zgjedhje do t’i gjenin shumicën e subjekteve politike në “trauma” të brendshme. PDK-ja e ka ndërruar lidershipin dhe prej pasluftës, për herë të parë ajo i del elektoratit pa u prirë nga Hashim Thaçi.

LDK-ja, ndërkaq priret nga një lidership i kontestuar, meqë Mustafa është kritikuar ashpër për koalicionin me PDK-në, shkaku se ai ishte ngritur në majë të LDK-së, pikërisht për shkak të diskursit të ashpër që kishte kundër kësaj partie.

Në anën tjetër, LVV-ja për herë të parë do të garojë si parti politike, pas shumë vitesh të funksionimit si lëvizje qytetare.(Koha Ditore)

Të ngjashme