Drejtoi veturën nën masën mbrojtëse, gjobitet me 500 euro shoferi në Shtime

Prishtinë | 20 Maj 2024 | 18:55 | Nga Ekonomia Online

Policia e Kosovës ka njoftuar se në rrugën “Tirana” në Shtime ka ndaluar një shofer, i cili ka drejtuar veturën nën masën mbrojtëse.

Përmes një postimi në rrjetin social, Facebook, Policia ka njoftuar se ndaj shoferit ka  shqiptuar një gjobë kundërvajtëse prej pesëqind euro.

Poashtu bëhet e ditur se shoferit i është vazhduar masa mbrojtëse edhe për gjashtë muaj, si dhe i kanë konfiskuar përkohësisht automjetin.

Të ngjashme