Damat me flokë kaçurrela zakonisht do të dëshironin të kenë flokë të drejta, ndërsa ato të cilat kanë të tilla ëndërrojnë kaçurrelat…
Nëse dëshironi t’i rrafshoni tallazet natyrale pa hekurosje e cila i dëmton qimet, këtë mund ta bëni në mënyrë të thjeshtë – me tharje të ftohtë.
Lani flokët, fërkoni me maskë ushqyese, shpëlani dhe pastaj qitni regjenerator, i cili nuk shpëlahet.
Me peshqir eliminoni tepricën e ujit dhe thani flokët me tharëse flokësh ashtu që të fryjë ngadalë ajër të ftohtë.
Edhe pse tharja zgjat më shumë, rezultati është fantastik
Flokët gjithashtu mund t’i drejtoni me ndihmën e fur-qetave, sado që kjo të tingëllojë e çuditshme.
Pas larjes, qitni regjenerator i cili nuk shpëlahet, ndërsa tepricën e ujit eliminoni me peshqir.
Pastaj krihni çdo tufë flokësh, mbështillni fur-qetat dhe thani flokët në mënyrë natyrale apo tharëse flokësh.
Kur të hiqni fur-qetat dhe të kriheni, flokët do t’ju jenë të rrafshëta dhe të shndritshme.