Drejtoresha e Divizionit për Koordinimin e Proceseve për Mbrojtje Juridike dhe Ndihmë Financiare të Personave të Akuzuar Potencial në Proceset Gjyqësore pranë Dhomave të Specializuara, Pranvera Ejupi-Hajzeraj, ka vendosur të rikandidojë për deputete në listën e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), e cila mban numrin 21 në zgjedhjet e 14 shkurtit.
Ajo në një intervistë për Ekonomia Online shprehet e bindur se Kuvendi i Kosovës do t’i ketë rreth 20 deputetë nga kjo parti.
“Sondazhet që po dalin nëpër shumë portale, të cilat po u japin kahe dhe e influencojnë opinionin publik. Siç shihet puna në teren, mendojmë se do të dalim rreth 17-20 deputetë kësaj herë kanë shans reale me dalë prej Aleancës”, thotë ajo.
Ejupi-Hajzeraj ka kërkuar nga të gjithë ata që do të zgjedhën përfaqësues të popullit që në të vërtetë t’i përfaqësojnë ata dinjitetshëm në Kuvend.
“Ne si të deleguar të popullit duhet me i përfaqësuar interesat e tyre, duhet me i larguar inatet partiake për të mirë të shtetit. Unë vet kam shkuar pas një lideri që ka marrë pjesë në luftë e ka sakrifikuar vetën ka qenë shumë dinjitoz. Nëse duam ta marrim besimin duhet me të vërtetë ti përfaqësojmë interesat e tyre”, shprehet ajo.
Ndër të tjerash, ajo ka theksuar se 70% e listës së AAK-së, është me kandidatë të rinj të profileve të ndryshme.
“Vlera e shtuar është sepse njerëzit kanë ardhur me individualitetet e veta, sjellin përgatitjet e tyre shkollore,edukative të cilat jo që i kanë fituar vetëm në Kosovë, por edhe jashtë shtetit. Janë jashtëzakonisht mirë të përgatitur”, deklarohet ajo.
Intervista e plotë:
EO: Keni kandiduar edhe në zgjedhjet e kaluara, nga këto zgjedhje çka prisni ju si kandidate?
Ejupi Hajzeraj: Herën e parë kur kam kandiduar nuk kam qenë shumë politikisht aktive. Kisha hyrë vetëm një muaj para zgjedhjeve. Mendoj që mundem të kontribuoj mjaft për vendin. Si kandidate që kam qenë herën e kaluar kam mbledhë një numër të konsiderueshëm të votave. Unë jam nga Prishtina dhe jam rritur në perëndim. Kur kandidojmë, ne vijmë me vlera tona individuale që mendojmë se në një subjekt politik mundemi t’i shtojmë edhe subjektit politik vlerë. Natyrisht i përqafojmë edhe vlerat me të cilat vijmë këtu për të cilat unë i’u kam bashkangjitur Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, gjegjësisht, kryetarit Haradinaj për shumë kauza që i ka pasur herën e kaluar, disa kauza jashtëzakonisht të mëdha, sikurse kanë qenë Ushtria, Trepça, Ligji i Prishtinës, ka bërë gjëra jashtëzakonisht të mira. Por edhe kur ka ardhur deri tek shkëmbimit territorial që është biseduar e është proklamuar shumë herë. Kryetari Haradinaj, ka qenë dinjitoz dhe nuk ka lëshuar pe. Këto kanë qenë disa gjana të cilat më kanë motivuar. Besoj që këtë here për arsye se kemi shtyrë edhe personalisht kontaktet e mira, mendoj puna profesionale të cilën e ushtroj, për arsye se vi nga sektori i drejtësisë, unë rreth 9 vite e kam udhëhequr një projekt për ministrinë Gjermane, për bashkëpunim ndërkombëtar ngase vij nga sfera e bashkëpunimit ndërkombëtar. Kam kontribuar në format juridike dhe administratë publike në Kosovë në organizatën që quhet GIZ, pastaj kam vazhduar me disa projekte të Bashkimit Evropian, kurse gjendem si udhëheqëse e Divizionit në ministrinë e Drejtësisë. Punën tonë, bashkë me stafin që është me mua e bëjmë në mënyrë shumë profesionale. Sa i përket Divizionit, divizioni është krijuar para dy viteve në bazë të ligjit, i cili është aprovuar në Kuvendin e Kosovës dhe punojmë me tre udhëzime administrative të cilat janë aprovuar në Korrikun e vitit 2020. Puna jonë është shumë e ndejshme dhe nuk e preferoj shumë që të thellohem në tematikë për arsye të kompleksitetit dhe ndjeshmërisë së punës. Punën e kryejmë në mënyrë profesionale të dinjitetshme. Jemi në proces e sipër të gjitha gjërat të cilat marrim vendime, natyrisht se ministria e drejtësisë do të del me një komunikatë për media ku të gjithë opinionin do ta informojë.
EO: Nëse jeni pjesë e Kuvendit te Kosovës, cili do të jetë kontributi juaj?
Ejupi Hajzeraj: Unë vij nga sektori i drejtësisë, por e kam një prapavijë të larmishme. Unë e përfaqësoj edhe Diasporën. Unë faktikisht jam fëmijë i diasporës ku kam shkuar si 14 vjeçare dhe jam rritur atje kam studiuar e pastaj jam kthyer për të kontribuar këtu. Kështu që atdheu për ne, është shumë i rëndësishëm, fëmijët dhe njerëzit që rriten në diasporë ndoshta ky mall për atdheun kurrë nuk i lë. Jashtëzakonisht e falënderoj mërgatën tonë, diasporën për kontributin e tyre e që kontribuojnë me vite të tëra, duke filluar kur janë larguar njerëzit. Ju e dini se sa të larta janë remitancat të cilat vijnë nga Diaspora. Ne kemi disbalanc të tregut në qoftë se ata nuk kishin ardhur tash në kohen e pandemisë që patëm u vërejtur dukshëm shumë. Unë, para shumë vitesh jam marr edhe me sport mbaj disa rekorde në Kosovë dhe atëherë. Sportin dhe aktivitetin tim sportiv e kam vazhduar në Gjermani. Ne kemi nga fusha e sportit shumë që kanë marrë shumë medalje siç është Majlinda, Dastria, pastaj edhe futbollistë që luajnë në klube zvicerane ku ne e dimë se përfaqësuesja e Zvicrës është kryesisht me djem nga Kosova. Kështu që duhet të ju japim mundësi. Unë do të fokusohem në dy sektorë nga ana profesionale që kam kryer kam qenë gjithmonë pjesë e sektorit drejtësisë për 10 vitet e fundit edhe po e shihni edhe vet nga pozicioni të cilin mbaj.
Edhe pjesën e sportit dhe të rinisë përgatitjen për tregun e punës me ju dhënë mundësi me investuar në infrastrukturë sportive me investuar në atë që kemi ne më së shumti asete. Aseti më i madh në Kosovë është rinia, mirëpo ne duhet të ju krijomë mirëqenie. Përmes programit të Aleancës që ka me qenë program zgjedhor 2021-2025 e kemi ndarë në disa kapituj e para natyrisht është Ekonomia, sepse kemi pasur shumë rënie të ekonomisë, pjesën e dytë e kemi pjesën e sigurisë dhe pjesën e tretë do të jetë mirëqenia e ne që dëshirojmë të bëhemi përfaqësues të popullit do të jemi zëri i tyre i fuqishëm që do ti përfaqësojmë interesat e tyre në Kuvend, jo të vijmë pastaj që e patëm ligjin për rimëkëmbje që në të vërtetë ka qenë për keqardhje gjashtë herë me ardhur në parlament dhe mos me u votuar. Ne si të deleguar të popullit duhet me i përfaqësuar interesat e tyre, duhet me i larguar inatet partiake për të mirë të shtetit. Unë vet kam shkuar pas një lideri që ka marrë pjesë në luftë e ka sakrifikuar vërehet ka qenë shumë dinjitoz. Nëse duam ta marrim besimin duhet me të vërtetë t’i përfaqësojmë interesat e tyre.
EO: Ju si kandidate femër për deputete, si e vlerësoni përfaqësimin gjinor në partinë për të cilën garoni dhe një vlerësim për partitë tjera?
Ejupi-Hajzeraj: Për listën e Aleancës mundem me thënë që jashtëzakonisht ka shumë njerëz të rinj dhe ka shumë femra. 70% e listës është me kandidatë të rinj kryesisht të moshës më të re, adekuate me qenë kandidat për listë. Mendoj që kësaj here jemi shumë mirë duke e përfaqësuar edhe nga ana gjinore, mirëpo është dhënë edhe një hapësirë e veçantë edhe njerëzit që donë me kontribuar nga diaspora.
EO: Cila është vlera e shtuar e listës të cilën posedon lista e AAK-së?
Ejupi-Hajzeraj: Vlera e shtuar është sepse njerëzit kanë ardhur me individualitetet e veta, sjellin përgatitjet e tyre shkollore, edukative të cilat jo që i kanë fituar vetëm në Kosovë por edhe jashtë shtetit. Janë jashtëzakonisht mirë të përgatitur. Ne i shtojmë vlerë një subjekti politik, por edhe i përqafojmë vlerat e subjektit nga i cili vijmë dhe në këtë mënyrë mundohemi të gjejmë një kombinim sa më të mirë që të dalë partia.
EO: Ku e shihni AAK-në pas datës 14 shkurt?
Ejupi-Hajzeraj: Ne si parti jemi përgatitur mjaft mirë. Kemi njerëz profesionistë që janë dëshmuar, të cilët kanë qenë pjesë të Qeverisë si nga shkollimi adekuat, kemi deputet shumë të zot gjithashtu kemi edhe një strukturë të re që është bashkangjitur tash. Aleanca, garon në këto zgjedhje vetëm. Shumë sondazhe po bëhen të cilat nganjëherë nuk janë korrekte nga shumë portale të cilat po u jepet kahje dhe po influencohet opinioni publik do të dalim kaq apo kaq në zgjedhje. Siç shihet puna në teren mendojmë se rreth 17-20 deputetë kësaj here kanë shans reale me dalë prej Aleancës, mendoj që pas 15 shkurtit kemi me dalë jashtëzakonisht mirë dhe më të fortë se asnjëherë.