Pas thirrjes së hapur e të përsëritur të kryeministrit Edi Rama që të gjithë krerët e hipotekave në vend të japin dorëheqjen pa e menduar dy herë pasi nuk kanë bërë si duhet punën për të cilën janë ngarkuar, ka reaguar drejtoresha e përgjithshme e Hipotekave.
Në një deklaratë për mediat, drejtoresha Blerina Doracaj ka theksuar se kryeministrit i është dhënë i gjithë informacioni që ka kërkuar për situatën reale në zyrat e regjistrimit në vend.
“Kërkoj që regjistruesit të zgjidhen sipas një konkursi të hapur. Do të ketë proces verifikimi për të gjithë kryeregjistruesit”, mësohet të ketë thënë ajo.
Sipas saj, të gjithë kryeregjistruesit do t’i nënshtrohen një gare të hapur e transparente. Ndërkohë do të ketë kritere të rrepta teknike për çdo aplikant dhe të gjithë do përzgjidhen me procedurë të hapur. Procedurë që sipas saj do të përfundojnë në fund të muajt gusht.