Disa ditë pasi e shkarkoi drejtoreshën e Arsimit, kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni, ka emëruar drejtoreshën e re.
Me të marrë detyrën, drejtoresha e re e Arsimit, Albana Demiri, ka bërë një postim në Facebook, në të cilin ka bërë dhjetëra gabime drejtshkrimore e logjike.
Më poshtë mund të shihni postimin në Facebook dhe gabimet e nënvizuara të Demirit.
Kujtojmë që sot është dita e 25-të prej kur ka hyrë në grevë BSPK, përfshirë edhe SBASHK-un. Ata po kërkojnë nga 100 euro deri në hyrjen në fuqi të Ligjit për Pagat.