Drejtori i antidrogës në Policinë e Kosovës, Reshat Murseli është deklaruar lidhur me konfiskimin e mbi 80 kilogramëve të narkotikëve në Han të Elezit.
Murseli tha se pas informacioneve që kanë pranuar pranuar nga Dogana për dyshimin e gjetjes së substancave narkotike, i janë bashkëngjitur kësaj kontrolle dhe kanë gjetur sasinë e cila përafroheshit arrin në 83 kilogramë e 592 gramë.
“Hetuesit policor më pas kanë marrë veprime në teren në bashkëpunim me prokurorin Shukri Jashari dhe kemi vazhduar në lokacione dhe bastisje në disa vende të ndryshme në rajonin e Prishtinës dhe në rajonin e Pejës.Deri më tani siç tha edhe prokurori janë shtatë persona të dyshuar të ndaluar për 48 orë dhe dy persona së paku janë në kërkim”, tha Murseli.
Ai poashtu falënderoi Doganën dhe Prokurorinë për bashkëpunimin në këtë rast dhe rastet e tjera të antidrogës.
“Janë konfiskuar edhe dy vetura më specifike, një LandRover dhe një komi dhe për këtë kemi involvuar autokimket dhe njësitë e financave. Drejtoria e Antidrogës falënderon Doganën e Kosovës për bashkëpunimin dhe koordinimin njëashtu dhe policinë kufitare që ofroi mbështetjen e të gjitha raste.”.