Drejtori i Institutit Kombëtar të Shëndetësisë të Kosovës, Naser Ramadani gjatë raportimit të ministrit të Shëndetësisë Armend Zemaj në Komisionin për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale ka thënë se vendi nuk i plotëson kushtet pr mbajtje të mbledhjes, raporton Ekonomia Online.
Siç tha ai, nuk ka respektim të distancimit fizik dhe mbajtjes së maskave.
Deputetët reaguan se kjo është hapësira e Kuvendit, kështu duhet të punojmë.
“Ky vend nuk i plotëson kushtet për tu mbajtur mbledhja, pa maska dhe mos distancim fizik”.