Sot në ambientet e Drejtorisë Rajonale të Policisë në Pejë, Drejtori i drejtorisë rajonale, Kolonel Sami Shabanaj se bashku me zëvendës drejtorin rajonal, shefin e sektorit të hetimeve dhe shefin e sektorit te operativës, priti në një takim informues, Kryeprokurorin e prokurorisë themelore në Pejë, Agim Krumehaj dhe prokurorin Haxhi Sinanaj.
Fillimisht Kurmehaj i uroj mirëseardhje në detyrën e re Drejtorit Shabanaj ndërsa ky i fundit i siguroj të pranishmit se Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në realizimin e detyrave dhe obligimeve të saja ligjore karshi qytetarëve, në të mirë të sigurisë dhe rendit.
Temë diskutimi e këtij takimi ishte bashkëpunimi dhe bashkërendimi i aktiviteteve përmes planeve të përbashkëta, të cilat do të ndikojnë në sigurinë e qytetarëve në zonën tonë të përgjegjësisë.
Takimi rezultoi me gatishmërinë për avancim të bashkëpunimit të ndërsjellë dhe vazhdimin e takimeve të tilla.