Drejtori i Policisë: Nuk ka rritje të kriminalitetit të veri

Prishtinë | 22 Mar 2020 | 08:03 | Nga Lira Klaiqi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Komunat Veriore të Kosovës nuk janë duke i zbatuar masat e Qeverisë së Kosovës për Parandalimin e pandemisë së Coronavirusit, por po e respektojnë gjendjen e jashtëzakonshme të shpallur nga Serbia.

Ndonëse ata po veprojnë me masat e Serbisë, Policia e Kosovës thonë se situata është normale dhe nuk ka rritje të kriminalitetit.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj në një intervistë për Ekonomia Online, ka thënë se gjatë këtyre ditëve nuk ka rritje të kriminalitetit në këtë pjesë.

“Situata e njëjtë është, normale nuk kemi ndonjë ngritje të kriminalitetit”, ka thënë Qalaj.

Katër komunat veriore të Kosovës, Mitrovica e Veriut, Zveçani, Leposaviqi dhe Zubin Potoku kanë vendosur ta zbatojnë gjendjen e jashtëzakonshme të cilën e ka shpallur presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq.

Të ashtuquajtura Organe të Përkohshme, që në fakt janë komunat paralele kanë urdhëruar banorët që ta respektojnë gjendjen e jashtëzakonshme të Vuçiqit.

Të ashtuquajtura Shtabe të Krizës kanë urdhëruar që asnjë person të mos lëvizë, respektivisht të mos del nga shtëpitë e tyre prej orës 20:00 deri në ora 05:00 të mëngjesit.

Qalaj ditë më parë ka thënë se Policia e Kosovës është duke u angazhuar maksimalisht në implementimin e masave të Qeverisë, lidhur me parandalimin e Coronavirusit. Ai ka  treguar që për masat që kanë marrë dhe implementimin e tyre.

Qalaj ka thënë se Policia e Kosovës është ka liruar nga detyra pjesëtarët të cilët janë me sëmundje të rënda, kurse pjesa tjetër është duke punuar në orare të zakonshme.  Qalaj ka thënë se vetëm pjesëtarët e Policisë të cilët vijnë nga vendet e karantinuara Vitia, Klina, Malisheva që punojnë në Prishtinë, janë urdhëruar  të lajmërohen në stacionet e këtyre qyteteve.

Të ngjashme