Drejtori për Regjistrimin e partive politike s’i bindet KGJK-së, ai ishte njoftuar në detaje për kandidatët që nuk duhet të certifikohen.
Gazeta Blic ka siguruar një dokument ku Këshilli Gjyqësor i Kosovës i ka dërguar një letër Zyrës për Regjistrimin e partive politike (ZRPPC), e përkatësisht zotit Yll Belushkaj ku e ka njoftuar në detaje në lidhje me kandidatët të cilët nuk mund të çertifikohen për shkak të dënimeve, në zgjedhjet e 14 shkurtit.
Por e njëjta, Zyra për regjistrimin e partive politike ZRPPC, sot në mbledhjen e KQZ-zë ka rekomanduar çertifikimin e të gjtihë kandidatëve për deputetë të cilët kanë probleme dhe nuk mund të certifikohen
“Zyra ju rekomandon të certifikohet lista e parë e dërguar nga partitë politike ndërsa palët e interesuara mund të bëjnë pastaj ankesa”, ka thënë Buleshkaj.
Pas kësaj kërkese të ZRPPC ka patur disktutime në mbledhjen e KQZ-së, ç’ka ka sjellë edhe ndërprejen e mbledhjes, për të marrë një vendim në orën 17:30.
Kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka, tha se deri në 17:30 do të jenë gati dokumentet shtesë që kanë kërkuar dhe do të votohet për çertfikimin ose jo të kandidatëve.