Drejtori Qalaj kërkoi implementim të plotë të Planit të ri Operacional të Policisë së Kosovës

SAMSUNG DIGITAL CAMERA
Prishtinë | 29 Kor 2020 | 12:28 | Nga Ekonomia Online

Situata dhe zhvillimet e fundit në vend, rreth pandemisë Covid -19, numri në rritje i qytetarëve me virus në vendin tonë dhe kërkimi i mënyrave në lidhje me parandalimin e virusit, ishin në qendër të diskutimeve të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Kosovës, Rashit Qalajt, gjatë vizitës së djeshme në Drejtorinë Rajonale të Policisë në Ferizaj.

Drjetori Qalaj, i shoqëruar edhe nga Drejtori i Departamentit për Operacione në Policinë e Kosovës, Afrim Ahmeti, përveç diskutimeve për masat dhe angazhimet policore ndaj pandemisë, nga drejtues të DRP-së së Ferizajt, kërkoi implementim të plotë të Planit të ri Operacional të Policisë së Kosovës, i cili parasheh marrjen e të gjitha veprimeve policore me qëllim të ruajtjes së rendit, sigurisë dhe shëndetit publik.

Në këtë takim, Qalaj, theksoi faktin e marrjes së masave ndaj gjithë atyre që nuk respektojnë  masat dhe vendimet e institucioneve shtetërore të parapara ndaj pandemisë COVID-19.

Edhe nga takimi në DRP-në e Ferizajt, drejtuesit e Policisë së Kosovës iu bënë thirrje të gjithë qytetarëve që të respektojnë dhe ti zbatojnë udhëzimet dhe masat e parapara ndaj pandemisë, në mënyrë që së bashku të arrijmë ta parandalojmë dhe luftojmë përhapjen e virusit.

Të ngjashme