Drejtoria për Arsim e Prizrenit vendos rivlerësimin e nxënësve në afatin e gushtit

Prishtinë | 20 Kor 2018 | 08:41 | Nga

Drejtoria e Arsimit e Prizrenit ka pranuar 400 ankesa nga prindërit dhe nxënësit e shkollave të mesme të larta, lidhur me notimin përfundimtar. Për këtë arsye, kjo drejtori ka ushtruar kontrolle të përgjithshme në të gjitha shkollat e mesme të larta.

Në bazë të rekomandimeve të dala nga kontrollet, DA-ja me menaxhmentet e shkollave janë pajtuar që të bëhet rivlerësimi i nxënësve.

Por sipas drejtorit të DA-së, Skënder Susuri, vetëm SHMM “Luciano Motroni”, ka refuzuar që të zbatojë vendimin e këtij dikasteri për rivlerësimin e nxënësve dhe lënda është bartur në Inspektoratin e Arsimit për vendimmarrje.

SHMM “Luciano Motroni” janë më shumë se 300 nxënës që rrezikojnë ta përsërisin vitin.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme