Ditën e sotme do të luhet ndeshja midis Francës dhe Turqisë, në stadiumin “Stade de France” duke filluar nga ora 20:45.
Në këtë ndeshje do të luajë edhe një nga objektivat e Milanit për merkaton e janarit, siç është mbrojtësi turk Zeki Çelik. Sipas asaj që shkruan “Tuttosport”, kuqezinjtë kanë pikëtuar pikërisht 22-vjeçarin, për ta afruar në merkaton e janarit, në krahun e djathtë të mbrojtjes.
Futbollisti luan prej dy sezonesh me Lilë në kampionatin francez dhe, pritet të jetë zëvendësuesi i Andrea Kontit te “Djalli”, i cili me shumë mundësi do të largohet në merkaton e ardhshme.
Çelik pëlqehet shumë nga drejtuesit kuqezi, teksa pritet që ditën e sotme ta vëzhgojnë lojtarin nga afër në stadium, në një ndeshje të rëndësishme siç ajo midis Francës dhe Turqisë.