Drenas: 37-vjeçari gjendet i varur në tarracë, e kishte paralajmëruar familjen

Prishtinë | 29 Jan 2023 | 22:55 | Nga Ekonomia Online

Një ngjarje tragjike ka ndodhur sot në fshatin Poklek i Ri në Drenas, ku një person është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij.

Ai dyshohet se bëri vetëvrasje, duke u varur në tarracën e banesës së tij, raporton Gazeta Sinjali.

Burimet nga Prokuroria kanë bërë me dije së bëhet fjalë për një 37-vjeçar, vdekjen e të cilit e ka konfirmuar mjeku kujdestar, pasi viktima u dërgua pa shenja jete në Qendrën e Mjekësisë Familjare.

Sipas informacioneve të para, i ndjeri e kishte paralajmëruar familjen e tij se do të bëjë vetëvrasje në shtëpi, për motive akoma të panjohura. Ky rast ka tmerruar familjen dhe të afërmit e tij, të cilët akoma janë të tronditur.

Trupi i pajetë është tërhequr për t’u dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion dhe me vendim të Prokurorit të Shtetit kanë nisur hetimet për vdekjen e 37-vjeçarit.

Të ngjashme