Të premten në Drenas është arrestuar një person pasi në lokalin e tij është vërtetuar organizim i bixhozit të paligjshëm dhe organizim i skemave piramidale.
Kështu thuhet në njoftimin e 24 orëshit të fundit Policisë së Kosovës.
“Nga lokali i lartcekur janë konfiskuar 14 (katërmbëdhjetë) shtëpiza të kompjuterëve, një diviar, një telefon si dhe 135.3 euro para të gatshme. Me vendim të prokurorit të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit policor për 48 orë”, thuhet në këtë njoftim.