Drenas, djali sulmon nënën me shkop druri në kokë për shkak të një ngjitësi

Prishtinë | 29 Maj 2022 | 10:53 | Nga Ekonomia Online

Shumë herë viktima të dhunës në familjet kosovare janë edhe prindërit të cilët përjetojnë dhunë psikike e fizike nga fëmijët e tyre. Një rast i tillë ka ndodhur edhe të shtunën, në fshatin Baicë të Drenasit, pak para mesnatës.

Sinjali mëson se rasti ka ndodhur pas një mosmarrëveshje të momentit që nëna kishte me djalin e saj 20-vjeçar, që kaloi në konflikt fizik, me ç’rast i biri pamëshirshëm e ka sulmuar në kokë me shkop të drurit.

Për shkak të lëndimeve trupore që ka pësuar, viktima është dërguar në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Drenas për të marrë trajtim mjekësor, derisa djali i saj gjendet në arrati.

Në dëshminë e dhënë para zyrtarëve policorë, e shqetësuar nëna ka thënë se u sulmua nga djali për shkak të një debati për një ngjitës.

Policia ka nisur hetimet për kapjen e të dyshuarit, ndërsa me urdhër të Prokurorit është iniciuar rasti “dhunë në familje”, kurse viktima ka shkuar te familja e saj në Lipjan.

Të ngjashme