Të hënën kanë filluar takimet në vendbanime për të diskutuar me qytetarë në debat publik dy dokumentet më strategjike të Komunës, Planin Zhvillimor Komunal dhe Hartës Zonale të Komunës.
Takimi i parë është mbajtur në Tërstenik, me banorë të fshatrave; Tërstenik I dhe II, Vërboc, Shtuticë dhe Polluzhë ku nga të pranishmit janë diskutuar këto dy projekte, kurse përfaqësues nga Komuna i kanë prezantuar dokumentet.
Ky është tubimi i parë me publikun për të diskutuar këto dy projekte dhe ditëve në vazhdim do të mbaj tubime të tjera në fshatra që më poshtë gjeni datën, kohën dhe vendin e mbajtjes së tubimeve. Presim nga qytetarët të jenë pjesëmarrës në takime dhe të jenë aktiv në procesin e planifikimit hapësinor.
Me datën 19.06.2018, tubimi me qytetarë do të mbahet në shkollën e fshatin Gllanasellë duke filluar nga ora 17:00 me banorë te fshatrave; Gradicë, Likoshan, Gllanasellë, Godanc, Dobroshec dhe Çikatovë e Vjetër.