Ujësjellësi Rajonal “Prishtina” ka bërë të ditur se ditën e hënë, komuna e Drenasit do të mbetet pa furnizim me ujë.
Sipas Ujësjellësit, kjo do të ndodh për shkak të punimeve teknike që do të kryhen nga Ndërmarrja Hidroekonomike “Ibër Lepenc” në Bivolak.
“Si shkak i punimeve të serishme teknike nga Ndërmarrja Hidroekonomike “Ibër Lepenc ” në Bivolak , gjatë ditës së nesërme, 1 mars , e hënë, do të ndërprehet furnizimi me ujë të pijshëm për konsumatorët e qytetit të Drenasit me rrethinë”, thuhet në njoftimin e Ujësjellësit.
Ndërprerja e ujit nesër do të bëhet nga ora 10:00 – 20:00.