Drenica edhe kësaj radhe i ka mbetur besnike Partisë Demokratike të Kosovës.
Tashmë janë numëruar rreth 50 për qind e votave nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, transmeton lajmi.net. Skenderaj ka dhënë vulën se nuk ka ndryshuar qëndrim ndaj PDK-së, janë 7.984 ose 77.38 për qind e vota që kjo parti ka grumbulluar atje.
Ndërsa Drenasi i ka dhënë 10.078 ose 64,30 vota PDK-së.
Ndërsa në nivel vendi Vetëvendosje është e para, LDK e dyta ndërsa më pas radhitet PDK.