Asamblisti nga Drenasi, Xhavit Drenori në ditën e tokës ka publikuar një videomesazh për ndotjen e lumenjve në Kosovë.
Ai në postimin e tij në Facebook ka shkruar se Komuna e Drenasit i drejton derdhjet e kanalizimeve publike kundërligjshëm në lumin Drenica
“Komuna e Drenasit në mënyrë të organizuar i drejton derdhjet e kanalizimeve publike #kundërligjshëm në lumin Drenica. Dora e shtetit në mbrojtje të lumit nuk shihet, ndërkohë sot me siguri do shohim shumë aktivitete të Ministrisë së Mjedisit”, ka shkruar ai.
“Shtet hajn, që veq me të vjedh din por asesi me të mbrojtë!”, shkruan Drenori.