Dreshaj: Haradinaj po punon me BE-në dhe ShBA-në për sigurimin e vaksinës anti-Covid

Prishtinë | 28 Jan 2021 | 13:23 | Nga Kastriot Kokollari Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kandidati i AAK-së për deputet Shemsedin Dreshaj, ka thënë se kreu i kësaj partie është duke punuar me BE-në dhe ShBA-në për të siguruar vaksinën anti-Covid.

Dreshaj në një konferencë për medie shtoi se është bërë shumë vonë dhe institucionet ende nuk kanë siguruar vaksinën.

“Të gjitha vendet e kanë siguruar vaksinën ndërsa te ne ende nuk kemi datë të saktë dhe të konfirmuar një firmë të saktë me të cilën është bërë kontakti”.

“Jemi vonë, ne si AAK e kemi në program që të sigurohet vaksina nga BE-ja dhe ShBA-ja, dhe me Ramushin president, i cili është i besueshëm për BE-në dhe ShBA-në dhe do të përdorim influencën e t’i që sa më shpejt ta sjellim dhe qëllimi jonë është që të vaksinojmë numrin e mjaftueshëm të pacientëve apo të personelit, duke aluduar ti sigurojmë 1 milion doza”.

Ai ka folur edhe sa i përket anesë që kanë bërë në Gjykatën Supreme rreth vendimit të PZAP-së për mos certifikim, si i dënuar në tri vjetët e fundit, raporton EO.

Dreshaj për shkak të një aksidenti rrezikon të moskandidojë për deputet, por që sipas tij, ai nuk ishte shkaktar i këtij aksidenti, raporton EO.

“Ende nuk kemi një vendim të prerë deri më sot ne kemi ligjet tona që nuk janë shumë logjike, por ne do t’i respektojmë ato lënda ime është në Gjykatën Supreme dhe shpresoj që të jetë në favor timin, pasi ka qenë një aksident rrugor zinxhiror”.

LEXONI EDHE:

Të ngjashme