Deputeti i AAK-së, Shemsedin Dreshaj, ka shprehur shqetësim lidhur me menaxhimin e pandemisë së koronavirusit në Kosovë.
Dreshaj në Info Magazine pohoi se menaxhim i pandemisë nuk nënkupton vetëm vaksinimi, meqë në Kosovë sipas tij nuk ka ndodhur as vaksinimi masiv, përcjell Klan Kosova.
Kjo siç thotë Dreshaj meqë thuhet se deri 50% e popullatës, refuzon vaksinën, e në këtë rast ky injektim kundër Covid-19, duhet të bëhet obligues.
”Koncepti i menaxhimit të një pandemie nuk nënkupton vetëm vaksinim. Ne kemi filluar prej 15 qershorit dhe kemi aprovuar planin masiv të popullatës. Kemi instaluar 278 pika për të dhënë vaksina”.
”Kemi llogaritur që deri në fund të gushtit do ta arrijmë limitin e 60%-it ku do të keni një dozë të madhe të sigurisë se lirimit, të mësimit me kontakt fizik, fillimin e profesioneve me kontakte fizike”.
”Prej 30 marsit kur kemi filluar t’i marrim dozat e para, vetëm dy ditë kemi arritur që të ngriten mbi 7000 doza”.
”Kjo është ajo brenga ime – përkundër faktit që kemi prononcuar këtë vaksinim masiv, realisht nuk kemi pasur në Kosovë vaksinim masiv. Me një trend të tillë në këtë vit nuk do ta mbërrijmë barrierën immune në terren”.
”Pika e dytë çka mua më shqetëson, është prononcimi lidhur me atë se ”50% e popullatës refuzon vaksinën””.
”Në këto raste atëherë duhet të dilet me rekomandim: Nëse 50% e popullatës refuzon vaksinën, atëherë vaksina duhet bërë obligative për marrje. Ju keni të drejtë të rrezikoni veten, por ju nuk keni të drejtë të rrezikoni tjetrin”.
”Në një hulumtim që kanë punu, ka dalur që 80% e punëtorëve në Klinikën Infektive, kanë çrregullime psiqike. Edhe këta duhet futur në strategji – si do të menaxhohen”.