Drilon Hajrizi i Trepçës ia bën ëndrrën realitet vajzës së shtrirë në spital

Prishtinë | 30 Sht 2022 | 10:46 | Nga Ekonomia Online

Basketbollisti i Trepçës, Drilon Hajrizi, ka plotësuar ëndrrën e një vajze të vogël e cila ishte e shtrirë në spital.

Suhera, e cila është tifoze e madhe e Trepçës, veçanërisht Drilon Hajrizit, u vizitua nga basketbollisti I cili ia dërgoi edhe një dhuratë.

Lajmin e ka bërë të ditur gazetari Arlind Sadiku, i cili ka rrëfyer ngjarjen përmes një postimi në Facebook, ku edhe ka postuar një fotografi të vajzës me Hajrizin.

Sadiku tha se pasi kuptoi që vajza ishte tifoze e Trepçës dhe Hajrizit, e mori këtë të fundit në telefon dhe I kërkoi një video për pacienten e vogël.

Siç tha tutje gazetari Sadiku, Hajrizi nuk pranoi të bënte video pasi donte të shkonte në spital për ta takuar nga afër.

https://www.facebook.com/photo.php?fbid=201883518849031&set=a.186538450383538&type=3

Të ngjashme