Drita ka shënuar fitore sonte ndaj Shelbourne-it me rezultat minimal 0:1.
Golin e vetëm për “intelektualët” e realizoi Almir Ajzeraj.
Deri më tani kampionia në fuqi e Kosovës, i ka grumbulluar pesë pikë nga paraqitjet.
Ky sukses konsiderohet historik, pasi që Drita bëhet skuadra e parë kosovare që i merr këto pikë.
Në dy pjesëmarrjet në Europa Conference League, Ballkani, ka arritur t’i marrë katër pikë.
Derisa, e pafat ishte Shkëndija e Tetovës, e cila lëshoi fitoren krejt në fund të ndeshjes përballë Jagellonias.
Kampionia e Maqedonisë së Veriut, kaloi e para në epërsi me Liridon Latifin, derisa në fund Llozano i barazoi shifrat në 1:1 në minutin 90+10.
Në xhiron e radhës, të kësaj gare do të përballen Drita dhe Shkëndija.
Kjo ndeshje do të luhet në “Fadil Vokrri” më 27 nëntor.