Kanë përfunduar shumica e ndeshjeve të javës së 23-të të Superligës së Kosovës në futboll, me derbin mes Prishtinës dhe Trepçës 89 që është mbyllur pa gola.
Ndërkohë, Drita e ka shfrytëzuar këtë barazim të liderit të Superligës duke e mposhtur Drenicën 3-1 në shtëpi dhe iu afruar edhe më shumë kreut, raporton Express.
Përkundër barazimit, Prishtina mbetet e para me 43 pikë, dy më shumë se Drita në vendin e dytë.
Ndërkohë, Liria, e cila po ashtu barazoi në përballje me Vëllaznimin, gjendet në vendin e tretë me 38 pikë.
Këto janë rezultatet e pesë ndeshjeve të kësaj jave:
Drita – Drenica 3:1
Feronikeli – Besa e Pejës 1:0
Llapi – Vllaznia e Pozheranit 2:0
Liria – Vëllaznimi 1:1
Prishtina – Trepça 89 0:0