Drita e ka nisur me humbje në Ligën e Konferencës.
Skuadra e drejtuar nga Ardian Nuhiu u mposht në udhëtim te Inter Turku, në ndeshjen e vlefshme për raundin e parë kualifikues të kësaj gare.
Ndeshja e zhvilluar sot në stadiumin “Veritas” ka përfunduar me rezultatin 1:0.
Golin e vetëm dhe të fitores për vendasit e shënoi Jussi Niska në minutën e 77-të.
Ky gol erdhi pas një ndërprerjeje, e cila u shkaktua nga Ilir Blakçori, i cili pas ndërhyrjes në Haron u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë dhe u përjashtua nga loja.
Ndeshja e kthimit do të zhvillohet pas një jave në “Fadil Vokrri” të Prishtinës.