Drita vazhdon me fitore, Prishtina barazon me Vëllaznimin

Prishtinë | 31 Mar 2018 | 16:30 | Nga

Prishtina ka barazuar 2-2 me Vëllaznimin duke pësuar dy gola në fund të ndeshjes, ndërsa Drita ka vazhduar me fitore, duke e mposhtur 3-1 Flamurtarin.

Pas humbjes befasuese 1-0 nga Drenica, Prishtina nuk është këndellur duke marrë vetëm një pikë në xhiron e 25 të Superligës së Kosovës, pas barazimit 2-2 me Vëllaznimin, shkruan Gazeta Express.

Gauthier Mankenda 47’ dhe Ergyn Ahmeti 86’ shënuan për Prishtinën dhe ishin duke fituar deri në fund të ndeshjes. Por, dy gola të shpejtë në minutat shtesë, fillimisht Krasniqi në minutën e 92’ dhe më pas Vula 94’ shënuan për barazimin dramatik 2-2.

Në anën tjetër, Drita ka marrë pikët e plota kundër Flamurtarit, duke triumfuar 3-1 dhe tani shkon në kuotën e 47 pikëve, tri më shumë se Prishtina.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme