Driton Kuka me urim dhe dhuratë të veçantë për Majlinda Kelmendin

Prishtinë | 09 Maj 2020 | 15:28 | Nga Ekonomia Online

Trajneri kosovar i xhudos, Driton Kuka, i ka bërë një urim dhe dhuratë të veçantë xhudistes, Majlinda Kelmendit, e cila sot feston ditëlindjen e 29’të.

Driton Kuka e ka cilësuar Majlinda Kelmendin si kryevepër të punës së tij: “Urime ditëlindja Majlinda. Njeriu në jetë lind dhe jeton për të krijuar! Për të lan gjurmë për veten,familjen,kombin …Kryevepra e punës time – Majlinda” – ka shkruar Kuka.

Driton Kuka gjithashtu ka zbuluar edhe dhuratën e veçantë që ka bërë për të Majlinda Kelmendin, e cila është sportistja e vetme me medalje të artë olimpike.

“Historia e numrit të Malindës. E kaltërt – të gjitha kompeticionet. E kuqe – kampione e botës. E arit – kampione olimpike” – ka shkruar Kuka në ‘Facebook’. 


Urime ditëlindja Majlinda
Majlinda’s birthday
Njeriu në jetë lind dhe jeton për të krijuar!
Për të lan gjurmë për veten,familjen,kombin …
Kryevepra e punës time – Majlinda

Të ngjashme