Driton Selmanaj nuk merr pjesë në seancë

Prishtinë | 04 Dhj 2020 | 12:31 | Nga Ekonomia Online

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Driton Selmanaj nuk është duke marr pjesë në seancën e sotme të Kuvendit ku pritet të votohet Ligji për Rimëkëmbje Ekonomike.

Lëvizja Vetëvendosje pati paralajmëruar se do ta parandalojnë hyrjen e tij në seancë për shkak të deklaratave të tij ndaj deputetes Saranda Bogujevci.

Prezent në seancë janë zv/kryeministri Besnik Tahiri  dhe Albulena Balaj Halimi, por  jo  edhe Selmanaj, vendi i të cilit është bosh.

Gjatë ditës së djeshme ndërkaq, ishte pikërisht Selmanaj që i kërkoi falje deputetes së VV-së,  Saranda Bogujevci, përplasje me të cilën kishte shkaktuar nervozizëm në partinë e Kurtit.

Në ndërkohë Bogujevci pati thënë në Frontal, në T7 që deklarata e Selmanajt e ka fyer me shumë se çdo gjë tjetër.

Të ngjashme